Flash News

E-TJERA

Nesër nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit, do të ulet për herë të parë avioni nga Zyrihu

Nesër nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit, do të ulet

Aeroporti i Kukësit, i njohur ndryshe si “Zayed-Flatrat e Veriut”, do të realizojë nesër, më 9 korrik, fluturimin e parë zyrtar. 

Bëhet fjalë për fluturimin nga Zürich për në Kukës, e cila  do të kryhet nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines. Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës do të jetë 99 euro, dhe nga Kukësi drejt Zyrihut do të jetë 69 euro.

Fluturimi organizohet nga Operatori Turistik me bazë në Zürich, Illyrian Eagle. Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të pritet nga një ceremoni mirëseardhjeje në pistë dhe një konferencë shtypi për mediat dhe të ftuarit.

Kujtojmë se aeroporti i Kukësit, “Zayed-Flatrat e Veriut”, u inagurua para zgjedhjeve të 25 prillit nga kryeministri Edi Rama së bashku me disa emigrantët që vinin nga Anglia, me një fluturim nga aeorporti i Rinasit drejt atij të veriut të vendit.

Aeroporti i Kukësit ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës, është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen nga Aeroporti i Kukësit.

Informacionet për shitjet e biletave me dhe nga Zürich, nga Kukës International Airport mund të gjenden në faqen zyrtare të Illyrian Eagle:

https://www.illyrianeagle.ch/

Nesër nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit, do të ulet

Të fundit