Flash News

E-TJERA

Nesër protesta kundër bllokimit të monopatinave, qytetarët: Shkelje e ligjit

Nesër protesta kundër bllokimit të monopatinave, qytetarët:

Policia Rrugore ka nisur një aksion për sekuestrimin e monopatinave elektrike në Tiranë, duke e justifikuar ndërhyrjen me numrin e lartë të aksidenteve të ndodhura me këto mjete.

Ky veprim ka shkaktuar reagime të forta nga qytetarët, të cilët e konsiderojnë sekuestrimin si të paligjshëm dhe të paprecedentë.

Në shenjë reagimi, është njoftuar një protestë për ditën e mërkurë në orën 10:00, përpara Komisariatit të Policisë Rrugore.

Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë pronarëve të monopatinave elektrike që t’i bashkohen protestës për të kërkuar sqarime dhe përgjegjësi institucionale për këtë aksion që ata e cilësojnë të paargumentuar ligjërisht.

Sipas organizatorëve të protestës, me qindra monopatina janë konfiskuar në bazë të një urdhri të shpërndarë vetëm përmes rrjeteve sociale, konkretisht nga një postim i ministres së Brendshme, Albana Koçiu, pa asnjë dokument zyrtar të publikuar nga policia.

Ata e cilësojnë këtë veprim si një “shkelje të hapur të ligjit” dhe “cenim të pronës private”, duke theksuar se shumë qytetarë janë përballur me humbje të padrejta financiare.

Të fundit