Flash News

E-TJERA

Nesër protesta për Jonadën, skadon ultimatumi 72 orësh për Ramën

Nesër protesta për Jonadën, skadon ultimatumi 72 orësh

Nesër në orën 19:00 përballë Ministrisë së Brendshme do të zhvillohet sërish protesta për Jonadën e vogël, 7-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në Himarë.

Të enjten në protestë qytetarët i dhanë ultimatum Ramës duke i caktuar një afat prej 72 orësh për të shkarkuar dy ministrat, Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, si edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Jonada Avdia u godit për vdekje nga skafi që drejtonte ish-efektivi Arjan Tase. Ky i fundit me shpejtësi dhe duke kryer manovra të rrezikshme në breg përplasi 7-vjeçaren duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Tase u përball dy ditë më parë në Gjykatën e Vlorës me akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe iu caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Sipas grupit hetimor, Tase kishte pasur mundësinë ta parandalonte ngjarjen, por pavarësisht paralajmërimeve nuk i ishte bindur pushuesve.

Të fundit