Flash News

E-TJERA

Nesër rihapet ambasada gjermane në Tiranë, njoftim për aplikantët

Nesër rihapet ambasada gjermane në Tiranë, njoftim për

Ambasada gjermane në Tiranë rifillon punë të martën. Për të gjithë qytetarët të cilët duan të tërheqin pasaportat e tyre, ambasada njofton të paraqiten në oraret e caktuara.

Sipas ambasadës, aplikuesve të cilët janë prekur nga mbyllja, do t’iu caktohet një takim i ri.

“Sektori Konsullor i Ambasadës Gjermane është i hapur përsëri që nga dita e martë 21.09.2021; Personat, të cilët janë informuar për të tërhequr pasaportat e tyre do të paraqiten në oraret e caktuara. Aplikuesit të cilët preken nga mbyllja do të pajisen me takim të ri. Ju lutemi te mos dërgoni pyetje në lidhje me këtë cështje. Këtyre pyetjeve nuk do ju përgjigjemi,” njofton ambasada gjermane në Tiranë.

 

Të fundit