Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nesër shpallja e qeverisë, VOA: Rama ka befasuar me personat edhe pa lidhje të ngushte me PS e politikën

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta dekretoi sot thirrjen e parlamentit të ri, të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas Kushtetutës “presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati”.
Mandati i parlamentit të shkuar përfundon më 9 shtator. Presidenti Meta nuk shfrytëzoi të gjithë afatin 10 ditor, duke thirrur mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së 10-të, vetëm një ditë më pas.
Ashtu si dhe në 8 vitet e fundit, edhe ky parlament do të kontrollohet nga socialistët e kryeministrit Edi Rama i cili fitoi një mandat të tretë radhazi, si kurrë më parë për një forcë politike në 30 vite pluralizëm. Socialistët do të kenë 74 nga 140 vendet e parlamentit. Të enjten, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë socialiste, kryeministri Rama pritet të shpallë edhe emrat e ministrave me të cilët synon të drejtojë vendin. Kureshtja mbetet e lartë, pasi zoti Rama shpesh ka befasuar me përfshirjen në kabinet të personave dhe pa ndonjë lidhje të ngushte me partinë apo politikën, ndërkohë që një pjesë e mirë e ministrave, e ka mësuar në sallë emërimin.
Në parlamentin e ri, në krahun e majtë, do të jenë dhe tre deputetë të partisë Socialdemokrate, e drejtuar nga deputeti Tom Doshi. Ky i fundit u tërhoq nga mandati i tij, pas deklarimeve të shpeshta publike të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila këmbënguli me forcë se personat ndaj të cilëve qeveria amerikane ka marrë vendim për të mos ju lejuar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara, nuk duhet të jenë pjesë e parlamentit.
E njejta situatë po përsitet tani në kampin e opozitës, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara, ish kryeministrit dhe ish presidentit të vendit Sali Berisha dhe familjes së tij. Departamenti i Shtetit e përfshiu atë në kategorinë e “zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë”.
Ambasadorja amerikane deklaroi pak javë më parë, pas një takimi me zotin Basha se “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu".
Zoti Berisha e ka konsideruar si “të pabazuar në fakte” vendimin e Departamentit të Shtetit dhe ka angazhuar një avokat të njohur në Paris, duke ngritur padi "për shpifje" ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken. Ai ka deklaruar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati i tij si deputet, dhe këtë e përsëriti dhe pas deklaratës së ambasadores amerikane në selinë e Partisë Demokratike.
Nga ana e tij, perveç një komenti të parë në momentin e publikimit të vendimit të Departamentit amerikan, ku shprehej i keqardhur, zoti Basha ka evituar të prononcohet për këtë çështje, edhe pas komenteve të ambasadores amerikane. Por sipas zotit Berisha “kryetari i Partisë Demokratike, i është përgjigjur kërkesës së zonjës Kim, me kërkesën e tij: Paraqitni, fakte, dokumenta e prova. Kjo është përgjigja që ka marrë zonja Kim nga kryetari i PD. Dhe unë për këtë e falenderoj dhe e përgëzoj”.
Zoti Basha mori pas humbjes së zgjedhjeve, një mandat të tretë në krye të PD-së, në një proces të kritikuar nga tre rivalët në garë, dhe mes zërash të shumtë që e bëjnë atë përgjegjës për një rezutat që i la sërish demokratët në opozitë, me 59 mandate, ndërkohë që aleati i tyre, Lëvizja socialiste për Integrim u tkurr ndjeshëm, duke siguruar vetëm 4 deputetë.
Ndonëse zoti Basha foli për një “masakër zgjedhore” dhe deklaroi se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, ai dhe partia e tij do të jenë pjesë e parlamentit, pasi dy vjet më parë, me një akt të paprecedent, deputetët e tij dogjën mandatet, duke u zëvendësuar në një pjesë të mirë,nga emrat e tjerë në listat me të cilat kishin hyrë në garën e vitit 2017.
Pak ditë më parë, zoti Basha mori një tjetër goditje të fortë nga brenda, kur deputeti Mark Marku, i cili kishte drejtuar fushatën në qarkun e Lezhës, njoftoi se hiqte dorë nga mandati parlamentar, pasi sipas tij “PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”.
Edhe në krahun e majtë, por për motive të tjera, dy deputetë kanë njoftuar tërheqjen. Pak ditë më parë ishte mjekja e njohur Najada Çomo, e cila ka kërkuar që të vijojë angazhimin në luftën kundër pandemisë Covid 19. Ndërsa sot, të njejtin veprim e ka ndërmarrë dhe deputeti Lefter Koka, ish ministër i Mjedisit. I rreshtuar fillimisht me LSI-në, ai nuk përkrahu vendimin për djegien e mandatit të deputetit dy vjet më parë, duke u përfshirë në garën për deputetë më 25 prill, nën siglën e PS-së, në qarkun e Durrësit. Arsyeja që e shtyu drejt këtij hapi lidhet sipas tij me zgjedhjen për t’i dhënë fund rrugëtimit politik duke vlerësuar se kjo ishte koha e duhur për të mbyllur një cikël. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38