Flash News

E-TJERA

Sot skadon afati tre-javor për kufizimet e lëvizjes përtej orës 22.00, ç’ pritet të ndodhë  

Sot skadon afati tre-javor për kufizimet e lëvizjes përtej

Sot, më 2 dhjetor skadon afati tre-javor për masat kufizuese të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Nga data 11 nëntor, komiteti në një deklaratë për mediat njoftoi kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Kjo masë u mor për shkak të përkeqësimit të situatës së Covid-19 në Shqipëri, i shoqëruar me numër të lartë viktimash dhe të infektuarve.

Po ashtu, një javë më vonë, Komiteti Teknik i Eksperteve njoftoi masa të tjera kufizuese si ndalimin e grumbullimeve për më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, mbledhjet partiake dhe tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Ministria në krye të herës sqaroi se masat do të rishikohen në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Ndërkohë që situata vazhdon të jetë aspak e përmirësuar, e ndërsa dje u hap edhe spitali Covid 4, pritet tashmë që Komiteti i Ekspertëve të dalë me një vendim të ri.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri Edi Rama në një komunikim ‘live’ në Instagram me studentët tha se nuk përjashtohen edhe masat shtrënguese.

“Për momentin nuk kemi folur për masat shtrënguese por kjo nuk i përjashton ato sepse vendoset hap pas hapi”, tha Rama.

Kujtojmë se 24 orët e fundit vendi shënoi 12 viktima dhe 832 raste të reja.

Deri tani, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 822 viktima.

Të fundit