Flash News

E-TJERA

Nesër stakohet energjia elektrike në Tiranë, OSHEE njofton zonat që do mbeten pa drita

Nesër stakohet energjia elektrike në Tiranë, OSHEE njofton zonat

OSHEE ka njoftuar për të gjithë konsumatorët në Tiranë, zonat ku nesër do të ndërpritet energjia elektrike.

Nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 të pasdites do të mbeten pa energji elektrike pjesërisht rruga "At Zef Pëllumbi” (Zogu i Zi), zona e ish- serave të luleve te ish-stacioni i Trenit. Ndërsa në Vilëz, Zgurë do të ndërpritet energjia elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Njoftimi i OSHEE:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, 17 gusht

Në kuadër të investimeve që po kryen OSSH në përmirësimin e furnizimit me energji në kryeqytet, nesër, 17 gusht, do të punohet në disa kabina. Më poshtë, oraret e kufizimit dhe zonat që preken nga këto punime:

09:00-16:00

Pjesërisht: Rruga "At Zef Pëllumbi (Zogu i Zi), zona e ish- serave të luleve te ish-stacioni i Trenit,

09:00-15:00

Vilëz, Zgurë, krahina e Krujës

 

Të fundit