Flash News

E-TJERA

Nesër stuhi dhe përmbytje! Ja qarqet më të rrezikuara

Nesër stuhi dhe përmbytje! Ja qarqet më të rrezikuara

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar se ditën e nesërme në vendin tonë do të ketë reshje intensive. G

Gjithashtu bën me dije njofton se qarku i Shkodrës është më i rrezikuari, ku priten reshje intensive deri në shumë intensive.

Njoftimi i Agjensisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Nesër (e mërkurë, dt.08) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër.

Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Fier dhe Berat priten reshje mesatare.

Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në të gjithë qarqet.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë.

Të fundit