Flash News

E-TJERA

Nesër zgjedhjet në Rrogozhinë, policia merr në ruajtje 55 objekte zgjedhore

Nesër zgjedhjet në Rrogozhinë, policia merr në ruajtje 55

Në bashkinë e Rrogozhinës do të rivotohet për të zgjedhur kreun e ri të saj. Policia ka marrë masat paraprake për të garantuar rendit dhe mbarëvajtjen e procesit.

Siç njofton policia, janë 55 objekte zgjedhore të cilat do të merren në ruajtje nga punonjësit e Policisë të Stacionit të Policisë Rrogozhinë, me mbështetjen e punonjësve të Policisë të Komisariatit Kavajë dhe të DVP Durrës.

Punonjësve të Policisë iu është kërkuar të tregojnë profesionalizëm e korrektësi në detyrat e përcaktuara në planin e masave në zbatim me udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Partia Socialiste kërkoi që të votonte edhe burgu i Rrogozhinës, kërkesë që u refuzua nga KQZ.

Të fundit