Flash News

E-TJERA

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, ambasada britanike dërgon mesazh të qartë për transparencë dhe drejtësi

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, ambasada britanike dërgon mesazh të

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë nesër zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, që ambasada britanike në Tiranë e sheh si një hap të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës.

Në një mesazh të shpërndarë në platformën “X”, ambasada britanike kërkon një proces të drejtë dhe transparent nga anëtarët e KLP, duke dërguar një mesazh të qartë për shmangien e çdo ndikimi.

“Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer”, thuhet në reagim.

Të fundit