Flash News

E-TJERA

Nesho: Nëse nuk prishet dyshja Rama-Vuçiç, shqiptarët janë të rrezikuar

Nesho: Nëse nuk prishet dyshja Rama-Vuçiç, shqiptarët

 

Diplomati Agim Nesho thotë se nisma “Ballkani i Hapur” është ende gjallë.

I ftuar në A2 CNN, Nesho tha se këtë fakt e tregoi vetë Rama në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Sipas Neshos, nëse nuk prishet dyshja Rama-Vuçiç, shqiptarët do të jenë në rrezik.

“Veprimi i Kurtit, nuk ishte i duhuri. Nuk kishte nevojë që ta bënte. Ka sinjale të tjera që duhet të ishin dhënë, por ka një gjë që sinjali duhet të jepej. Ballkani i Hapur nuk është mitologji. Është vetëm 2 muaj më parë kur u firmosën dy marrëveshje.

Rama u frikësua, i thanë po të merr Vuçiç me vetë, kishte ndodhur Banjska dhe në këtë kuptim u pre. Sot Rama u shpreh hapur që po e vazhdon. Po nuk u prish dyshja Rama- Vuçiç, ne shqiptarët do të jemi të rrezikuar. Mezi e pres që Vuçiç të mbaj një qëndrim pozitiv, por është ajo që thotë shtypi perëndimor se politika amerikanë është naive që beson presidentin serb. Ky ishte një shoë i madh”, tha Nesho.

Të fundit