Flash News

E-TJERA

Nesho: Rama kërkon të konfliktojë opozitën me SHBA-të

Nesho: Rama kërkon të konfliktojë opozitën me SHBA-të

Diplomati Agim Nesho e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si antiamerikanin më të madh në Shqipëri.

I ftuar në Syri Tv, Nesho thotë se kryeministri kërkon që të konfliktojë opozitën e Shqipërisë me Amerikën.

“Kemi proces që ka nisur për të shkatërruar opozitën, se ka nisur më herët, nuk ka ardhur me vendim të fundit të Sekretarit Blinken. Më antiamerikane është pozita me zotin Rama, që kërkon të fusë në konflikt opozitën me SHBA.

Amerikën e pranon edhe e majta edhe e djathta. U kap shteti dhe janë prishur të gjitha balancat në vend. Berisha në Fier ishte shumë racional. Nuk është çështja jemi me Berishën apo SHBA-të. Berisha po thotë se nuk ka votim nga baza e PD-së për të. Është vrarë vota, gjëja themelore e demokracisë.

Amerika është frymë, është vendi më i përsosur, sepse ka kurajën që të thotë se edhe gabova. Ka lobistë, që janë të pangopur. Duhet pranuar presioni për të margjinalizuar Berishën? Mendoj se presioni vjen nga lobingu i Ramës, që Shqipëria të jetë e përçarë e këtë e kërkon Rusia etj. PD është në të drejtën e Zotit që të mos ketë presion. Po goditet lideri historik i tranzicionit në Shqipëri”, deklaron Nesho.

Të fundit