Flash News

E-TJERA

New York-u lejon të huajt të votojnë, Shqipërisë i mungojnë ende votat e Diasporës

New York-u lejon të huajt të votojnë, Shqipërisë i

New York-u është bërë qyteti i parë që lejon të huajt të votojë në zgjedhjet lokale. vendimi vjen pasi Këshilli Bashkiak miratoi të enjten, me shumicë dërrmuese, legjislacionin që iu jep të drejtën më shumë se 800 mijë banorëve të ligjshëm, raporton New York Times.

Mes kundërshtimeve dhe zërave kritikë, të huajt e New York-ut, mund të fillojnë të regjistrohen që tani për të votuar në zgjedhjet lokale që nga 9 janari i vitit 2023.

E ndërsa në SHBA, legjislacioni i ka ofruar mundësi të huajve të zgjedhin kandidatin ideal, në Shqipëri ndodhe e kundërta.

Vota e Diasporës në vendin tonë mbetet ende një ‘sfidë’ për qeverinë dhe opozitën, pavarësisht përpjekjeve për të arritur një kompromis mes tyre. Demokratët e shihnin si mungesë garancish votën e diasporës të propozuar nga ana e qeverisë.

Sikur të mos mjaftonte mungesa e dakordësisë mes palëve, në mandatin e tretë qeverisës, kryeministri Edi Rama e shkriu Ministrinë e Shtetit për Diasporën, çka e lidhte në mënyrë direkte me fjalën dhe zërin e emigrantëve shqiptarë në botë.

Të fundit