Flash News

E-TJERA

Neymar humbet 1 mln euro në më pak se 2 orë në një kazino online

Neymar humbet 1 mln euro në më pak se 2 orë në një

Në fund të shkurtit, Neymar pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe mbeti jashtë fushës për pjesën tjetër të sezonit.

Kurse tani braziliani e zë ditën e tij duke luajtur bixhoz. Sot nuk ishte përjashtim, sulmuesi po transmetonte aventurat e tij në një kazino në internet.

Megjithatë, fati nuk ishte në anën e Neymar. Futbollisti humbi 1 milion euro, dhe iu deshën më pak se dy orë. Natyrisht që kjo u transmetua edhe reagimi i tij për humbjen e parave.

Fillimisht, lojtari kishte lot në sytë e tij, por trishtimi i tij nuk zgjati shumë, si rezultat, dështimi i tij e bëri brazilianin të qeshë.

Në përgjithësi, Neymar nuk ka gjasa të vërejë humbjen e këtyre parave. Këtë shumë ai e fiton për rreth një javë.

Të fundit