Flash News

E-TJERA

Neza: Rama po i bën presion SPAK duke i thënë se nuk e keni më Amerikën

Neza: Rama po i bën presion SPAK duke i thënë se nuk e keni

Gazetari Sami Neza komentoi deklaratat e Edi Ramës kundër SPAK.

I ftuar në “Task Forcë” në Syri Tv, Neza u shpreh se ai po i bën presion SPAK-ut duke i thënë se nuk e ka më SHBA-në, por vetëm Ramën.

“Është në interesin e Ramës që të përjashtojë nga Shqipëria një mbështetëse pa kushte, një administratë Amerikane që nuk e mbështet më Ramën dhe kjo është pjesë e këtij artikulimi. Kërkon ta zbehë Amerikën dhe faktin se ka ndryshuar qeverisja e SHBA dhe shumë këndvështrime të saj në raport edhe me Shqipërinë.

Do ta shikojë si një efekt anësor të zgjedhjeve në SHBA dhe ndikimin e vet në Shqipëri e ka thjeshtë, do të largohet nuk është më.

Kjo është pjesë e së tërës në fakt, e gjithë asaj që po përpiqet të ndërtojë si një strukturë të propagandës së fushatës elektorale dhe njëkohësisht furnizon dhe presionin që po prodhon qeveria dhe Rama ndaj SPAK.

E furnizon dhe i thotë, që nëse ti vazhdon e heton tek unë, apo njerëzit rreth meje, nuk ke mbështetës tjetër veç meje. Pra Amerika nuk është më, opozita, Berisha nuk është dhe jam vetëm unë.

Gjithë këtë që po flasim, Rama e ka për reklamë ndaj vetes, me qëllim që të stabilizojë veten në raport me publikun, por në fakt ka kohë që nuk është i stabilizuar dhe nuk është i qartë edhe në pozicionin me SPAK, SHBA dhe elektoratin, është se SPAK përmes goditjes ndaj Veliajt është afruar shumë”, tha Neza.

Të fundit