Flash News


E-TJERA

Nga 1-26, FSHF-ja zbulon numrat që do të mbajnë në fanellë lojtarët e Kombëtares në “EURO 2024”

Nga 1-26, FSHF-ja zbulon numrat që do të mbajnë në

Pak ditë nga sfida e parë e Shqipërisë në fazën finale të Euro2024, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e plotë të numrave që do të mbajë në fanellë secili prej 26 lojtarëve të grumbulluar nga tekniku Sylvinho.

Sulmuesi kryesor i Shqipërisë duket se do të jetë Armando Broja, të cilit Silvynho i ka besuar pozicionin e titullarit në dy sfidat miqësore me Lihteshtejnin dhe Azerbajxhanin. Këtë duket se e konfirmon edhe fakti që bomberi i Chelseat do të mbajë mbi supe numrin 11.

9-shi i kombëtares do të vijojë të jetë Jasir Asani dhe “motori” i mesfushës kuqezi, Nedim Bajrami do të veshë fanellën me numrin 10.

Numri 1 do t’i takojë Etrit Berishës, ndërsa Strakosha do të mbajë mbi shpinë numrin 23. Sa i përket portierit të tretë të Kombëtares, Elhan Kastrati do të ketë numrin 12. Numrat në mbrojtje duket se nuk kanë pasur ndryshime, ndërsa numri 7 i është dhënë Rey Manajt.

 Të gjitha numrat janë si më poshtë:

Nga 1-26, FSHF-ja zbulon numrat që do të mbajnë në

Të fundit