Flash News

E-TJERA

Nga 1 Qershori ndalohen qeset plastike, Kumbaro njofton penalizime: 30 mijë lekë gjobë për konsumatorët

Nga 1 Qershori ndalohen qeset plastike, Kumbaro njofton penalizime: 30 mijë
Foto Ilustruese

Qeveria ka vendosur të ndalojë nga 1 Qershori prodhimin, shitjen dhe futjen e qeseve plastike për përdorim individual.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tregoi në një intervistë për Neës 24, se bizneset apo individët që kapen duke përdorur qese plastike do të penalizohen me gjoba.

“Kjo është nismë e qeverisë shqiptare që në mandatin e dytë kur nisi një fushatë komunikimi. Jemi nder 5 vendet me ndotëse te Adriatikut me plastike. Penalizohen të dy dhe shitësi, dhe konsumatori. Parashikohet ndeshim me gjobë deri në 30 mijë lekë për konsumatorin dhe deri në 150 mije lekë për prodhuesit e importuesit. Në ligjin për menaxhimin e mbetjeve, thuhet se nuk lejohet përdorimi i qeseve plastike. Ka pasur ligj, por nuk ka vullnet. Duhet të rikthehemi te objektet e ripërdorshme”, tha Kumbaro.

Përveç qeseve një përdorimshme, qeset e plehrave do të vijojnë të jenë në përdorim.

“Qeset e plehrave nuk dalin nga përdorimi, as nga prodhimi. Qeset e trasha, çantat e trasha plastike, nuk ndalohen. Ne ndalojmë qeset një përdorimshme. E di që ka kosto, por duhet të vëmë në balancë të drejtën për jetën, për një mjedis të shëndetshëm”, shtoi Kumbaro.

Të fundit