Flash News

E-TJERA

Nga 13 korriku nis lëvizja e lirë drejt Greqisë nga ‘Qafë Bota’ dhe ‘Tre Urat’, Xhaçka: Ç’duhet patur parasysh

Nga 13 korriku nis lëvizja e lirë drejt Greqisë nga

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka njoftuar se prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, dhe veçanërisht banorët e Ersekës dhe të Përmetit do të lëvizin lirisht drejt Greqisë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, teksa sqaron dhe mënyrën se si do të funksionojnë pikat doganore e 'Tre Urave' dhe ‘Qafë Botës'. 

Sipas ministres, pika doganore e Tre Urave do të hapet nga dita e martë prej orës 08:00 deri në orën 20:00. Ndërsa pika kufitare e Qaf Botës do të vijojë punën për 24 orë pa asnjë kufizim, ku do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave dhe i autobusëve.

Postimi i plotë:

Prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit do të mund lëvizin drejt Greqisë.

Pika doganore e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

Pika doganore e Qaf Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.

Që prej ditës së sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe dhe autobusëve.

KUJDES! Përpara se të lëvizni drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, informohuni për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ: 

Të fundit