Flash News

E-TJERA

Nga 20 qershori në qarkullim monedha të reja metalike 5 Lekë

Nga 20 qershori në qarkullim monedha të reja metalike 5 Lekë

Pas kartëmonedhave, të cilat pësuan ndryshime fizike si ngjyra, përbërja, tashmë edhe një monedhë do të shtypet me një ndryshim.

Bëhet fjalë për monedhën “5 lekë”, e cila nga data 20 qershor do të hidhet në qarkullim, si emetim i vitit 2023.

Në fakt ndryshimi i vetëm që do të pësoje kjo monedhë është viti i emetimit.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 5 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 2, datë 18.1.2023, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

BSH bën të ditur se, nga data 20 qershor 2024, monedhat metalike me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.

Nga 20 qershori në qarkullim monedha të reja metalike 5 Lekë

Të fundit