Flash News

E-TJERA

Nga 3 korriku s’ka më sportele fizike të Kadastrës, Rama pranon dështimin: Ndjesë si kryetar i një partie fajtore

N

Nga 3 korriku s’ka më sportele fizike të Kadastrës, Rama

Duke filluar nga data 3 korrik, Kadastra nuk do të ketë më sportele fizike, por shërbimet çdo qytetar do t’i marrë përmes portalit e-Albania.

Kryeministri Edi Rama pranoi dështimin me funksionin e Kadastrës, teska e quajti PS-në një parti fajtore që ka torturuar shqiptarët me procedura duke e kthyer Kadatrësn në ‘han me 7 porta’.

Sipas Ramës, keqadministrimi e ka kthyer Kadastrën ndër vite jo në një bankë të sigurt, por në një institucion ku dokumentet kalonin përmes dorës së mikut.

Rama: Kadastra është penguar në mënyrë të vazhdueshme nga ju, këtu nuk kam parasysh secilin prej jush, por kategorinë që përfaqëson, deputetë, ministra, kryetar bashkiakë. Për të vazhduar më tutje, të gjithë ata që kanë sadopak pushtet që i kanë vënë vetes të drejtën të interferojnë me Kadastrën, që nga influenca për punonjës deri në imponim, të influenca për mbështetje për njërin e tjetrin deri në imponim. Duke e penguar Kadastrën të bëhet ajo që duhet të jetë, banka e sigurt e pronës së patundshme të pronës shqiptare. Kjo është e vërteta e hidhur.

E shkuara e tmerrshme në kuptimin e plotë të fjalës me harta të konsumuara nga palosjet me tituj pronësie të lëvzishme sipas interesave e me mbivendosje pronash nga papërgjegjshmëria e plotë që është karakteristika nr 1 e personave që futen në një mision, që edhe kur duan ta bëjnë punën janë injorantë, ka bërë që ne të trashëgojmë situatë katastrofale. Më katastrofale në Europë.

Unë dua ta them me gojën plotë dhe kokën ulur se sot është dita për ti kërkuar ndjesë në emër të PS të  gjithë shqiptarëve që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në Kadastër. Kjo ndjesë është e kryetarit të një partie fajtore, natyrisht nuk është e gjithë partia, por udhëheqja e partisë në radhë të parë që ka dhënë shembullin më të shëmtuar për gjithë të tjerët qe u ka thënë të tjerë që është han me 7 porta ku porta kryesore futen udhëheqësit pastaj nga portat e tjera futen të gjitha llojet e tjera.

Të fundit