Flash News

E-TJERA

“Nga Akademia e Barinjve te Kopshti Zoologjik”, ironizon Lutfi Dervishi: Institucionet që po i rezistojnë hakerave

“Nga Akademia e Barinjve te Kopshti Zoologjik”, ironizon Lutfi

Grupi i hakerave iraniane ‘Homeland Justice’ kanë sulmuar sot faqen e Insitutit Shqiptar të Statistikave.

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar lidhur me këtë fakt, por duke mos kursyer notat e forta ironike karshi qeverisë.

Sipas tij në një potim në Facebook, Dervishi rendit pas hakerimit të INSTAT, se cilat janë institucionet që po i rezistojnë hakerave iranianë.

Postimi:

Pas hakerimit të INSTAT

Institucionet që po i rezistojnë hakerave iranianë

Dhe që tregojne se po funksionojnë sistemet mbrojtëse

1. Kopshti Zoologjik

2. ⁠Akademia e Barinjve

3. ⁠ Akademia e Shkencave

4. ⁠Instituti i Peshkimit

5. Portali Shqipëriaqëduam

6. Akademia e Biçikletave

7. Gjykata Kushtetuese

 

Të fundit