Flash News

E-TJERA

Nga akuzat për Durim Bamin te kundërshtarët e Ervis Martinajt, detaje nga megaoperacioni i SPAK

Nga akuzat për Durim Bamin te kundërshtarët e Ervis Martinajt,

Janë zbardhur detaje të reja rreth megaoperacionit të SPAK, ku u lëshuan rreth 50 urdhër-arreste.

Durim Bami akuzohet për krijim kushtesh për atentatin ndaj Marklen Hakës ku mbeti e vrarë halla e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në viti 2019, natën e tërmetit të 21 shtatorit.

Për këtë ngjarje është arrestuar dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, që rezulton i zhdukur. Enver Stafuka u rrëmbye dhe zhduk pa gjurmë.

Në kërkim është Rigert Mitri, që ka mbajtur postin e drejtorit të policisë së Lezhës. Është firmosur urdhër dhe për Klodian Shahinin, që ka qenë efektiv në Lezhë dhe ish-oficeri i RENEA-s Altin Morina, ai rezulton në komunikim me kontigjentë kriminalë.

Në Nikël janë shpallur në kërkim të ‘fortët’, mes tyre Durim Bami. Ky i fundit akuzohet për krijim të kushteve për vrasjen e Marklen Hakës. Nga të dhënat e SPAK, rezulton se ka ndihmuar në atentatin ndaj Hakës, ku u vra hallë e tij. Më pas Haka i ka mbijetuar disa atentateve. Po ashtu në këtë krim akuzohet si i përfshirë dhe vëllai i Enver Stafukës, (I rrëmbyer dhe i zhdukur), Naim Stafuka, i cili u arrestua dje.

Ndërkohë, janë arrestuar dhe disa furnitorë me armë dhe drogë të Niklës. Në këtë operacion ka pasur dhe persona të arrestuar jashtë, apo ata që veprojnë nga brenda burgjeve. Sa i takon qytetit të Tiranës, burime bëjnë me dije se janë lëshuar mbi 10 urdhër arreste nga GJKKO për krim të organizuar. Kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Freskut në banesat e vëllezërve Duka (Erlis dhe Leonard Duka), të njohur si armiqtë e Ervis Martinaj, ish-bosi i lojërave të fatit i cili konsiderohet i zhdukur që nga data 8 gusht e vitit 2022.


Në Larushk të Fushë-Krujës burime bëjnë me dije se është ushtruar kontroll në shtëpinë e Albert Zajës, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Kontrolle janë zhvilluar edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën, ish-efektiv policie dhe i njohur si krahu i besuar i Ervis Martinajt.

Ka pasur kontrolle për arrestimin e anëtarëve të fisit Avdulaj, ku janë lëshuar urdhër-arreste për Astrit dhe Aldo Avdylaj (Xhaxha dhe nip). Dyshohet se Astrit Avdulaj të jetë koka e grupit kriminal. Po ashtu raportohet se janë sekuestruar rreth 3 milionë euro cash në banesën e Ervis Doçit, I njohur ndyrshe si Visit të Pojës.


Po ashtu është kërkuar dhe arrestimi i ish-deputetit Arben Ndoka, që akuzohet për një ngjarje në Shkodër. Ndërkohë, sot pritet një reagim zyrtar nga SPAK, ku do të jepen detaje rreth aksionit në fjalë.

Të fundit