Flash News

E-TJERA

Nga “Arrest shtëpie” përfundoi në lokal, arrestohet 39-vjeçari në Ballsh

Nga “Arrest shtëpie” përfundoi në lokal, arrestohet

Masa e siguris “Arrest në shtëpi”, nuk e ka frenuar 39-vjeçarin që të dalë jashtë dyerve të shtëpisë së tij.

Shtetasi E. B., banues në Ballsh, u arrestua në flagrancë më pas për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".  

Ai ishte konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 39 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit