Flash News

E-TJERA

Nga Balla te Rrumbullaku, kush janë dëshmitarët e parë në komisionin e TIMS

Nga Balla te Rrumbullaku, kush janë dëshmitarët e parë

Ka patur sërish debate sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit “TIMS”. 

Megjithate, komisioni një pjesë të kalendarit për thirrjen e dëshmitarëve, të cilët do të pyeten nga ligjvënësit sa i përket çështjes së transferimit të të dhënave nga ky sistem.

Sipas kalendarit, të mërkurën do të pyeten 4 titullarë institucionesh dhe zyrtarë.

I pari është ministri i Brendshëm, Taulant Balla, që do duhet të paraqitet në komision në orën 17:00 dhe një orë pas tij do të kalojë në sitë edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi.

I treti në radhë për t'u pyetur është Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Lista mbyllet me Ervin Muçën, drejtorin e pezulluar të Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, i cili akuzohet për ndërhyrje të paautorizuar në sistemin TIMS, duke kopjuar të dhëna sensitive në një hard disk të jashtëm.

Deputeti demokrat Asllan Dogjani kërkoi që në Komision të dëshmonin edhe kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Bledi Cuçi, të cilët nuk janë përfshirë në planin hetimor të miratuar më herët në këtë komision.

 

Të fundit