Flash News

E-TJERA

Nga Besart Kadia tek Ilir Bejtja/ Qeveria cakton grupin e negociatorëve për integrimin në BE

Nga Besart Kadia tek Ilir Bejtja/ Qeveria cakton grupin e negociatorëve

Qeveria ka shpallur sot vendimet e reja. Këshilli i ministrave ka miratuar disa ndryshime në grupin e negociatorëve dhe kryenegociatorëve për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin  Evropian.

Me vendim të Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime dhe shtime në kapitujt respektivë, për si vijon:

– “Z. Besfort Lamallari, zëvendësministër i Brendshëm dhe z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, bashkënegociatorë përgjegjës për kapitullin 24”;
– “Znj. Megi Fino, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, negociator përgjegjës për kapitullin 31”;
– “Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, negociator përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitujt 4, 32 dhe 33”;
– “Z. Besart Kadia, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, negociator përgjegjës për kapitujt 1, 2, 3, 6, 7, 20 dhe 30 si dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitujt 19, 28”;
– “Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, negociator përgjegjës për kapitujt 16 dhe 29”;
– “Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, negociator përgjegjës për kapitullin 15”;
– “Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, negociator përgjegjës për kapitullin 25”;
– “Znj. Nina Guga, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, negociator për kapitullin 26”;
– “Znj. Natasha Ahmetaj, zëvendësguvernator i dytë në Bankën e Shqipërisë, negociator përgjegjës për kapitullin 17”;

2. Paragrafi 8, i pikës 1, shfuqizohet.

3. Pas paragrafit të fundit, të pikës 1, shtohen paragrafët, me këtë përmbajtje:

“ – Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm, negociator përgjegjës për kapitullin 22;
– Znj. Enkelejda Muçaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, negociator përgjegjës për kapitujt 14 dhe 21, dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 10;
– Znj. Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bashkënegociator përgjegjës për kapitujt 19 dhe 28;
– Znj. Mirlinda Karçanaj, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 10;
– Znj. Albana Koçiu, drejtor i Departamentit të Administratës Publike, negociator përgjegjës për reformën në administratën publike.”.

Nga Besart Kadia tek Ilir Bejtja/ Qeveria cakton grupin e negociatorëve

Të fundit