Flash News

E-TJERA

Nga Bujar Nishani tek Arben Imami/ Kush janë demokratët që kërkojnë largimin e Bashës, dalin me deklaratë të përbashkët

Nga Bujar Nishani tek Arben Imami/ Kush janë demokratët që

Humbja e PD në zgjedhjet e 25 prillit ka sjellë reagime te shumta, nga vetë demokratët, të cilët kërkojnë largimin e kryetarit Lulzim Basha, si përgjegjës të këtij rezultati.

Një grup anëtarësh të Partisë Demokratike, anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Forumit Rinor, studentë të dhjetorit 1990, themelues të PDSH-së, simpatizantë të së djathtës shqiptare kanë dalë me nëj deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë që kryedemokrati të largohet dhe bashkë me të, Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe dy nënkryetarët, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

"Ai, ndër të tjera, ka shuar ëndrrën për demokraci të qindra mijëra shqiptarëve, duke humbur dy palë zgjedhje të përgjithshme, duke dorëzuar pushtetin qëndror, pushtetin vendor dhe opozitarizmin në dorën e Edi Ramës", thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se në PD është traditë që në rastin e humbjes së zgjedhjeve, kryetari të japë dorëheqjen. Gjithashtu vlerësojnë se Basha nuk e bërë punën e kryetarit siç duhej dhe se ka zhbërë demokracinë brenda partisë.

"Z. Lulzim Basha, që prej vitit 2013, kur mori drejtimin e partisë, e ka drejtuar atë pa profesionalizëm dhe pa dinjitetin e nevojshëm institucional. Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë i mpakjes dhe, shpesh, edhe i shuarjes në mënyrë arbitrare të shumë strukturave të partisë, të largimit të shumë anëtarëve, themeluesve, dhjetoristëve, kontributorëve më të denjë, të shtyllës së saj kurrizore, të çdo individi dhe zëri të lirë, që nuk binte dakord me këtë mënyrë drejtimi të Partisë Demokratike, duke mos lënë mundësinë për asnjë forum të hapur dhe duke eleminuar demokracinë e brendëshme në Parti", thuhet në deklaratën e të djathtëve.

Këta të fundit theksojnë se për marrëveshjen e 17 majit 2017, Basha nuk është këshilluar me strukturat e partisë. Në këto kushte, politikanët dhe simpatizantët e djathtë kërkojnë mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me qëllim hapjen e rrugës për reformim ideologjik të djathtë. Ata i kanë bërë thirrje anëtarësisë së Partisë Demokratike ti bashkohet kësaj thirrje.

Deklarata është nënshkruar nga:

Edith Harxhi

Endira Bushati

Bujar Nishani

Ibsen Elezi

Bislim Ahmetaj

Arben Imami

Arben Ristani

Edvin Kulluri

Pirro Ahmetaj

Endrit Hoxha

 

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00