Flash News

E-TJERA

Nga burgu në burg/ Merrte drogën në Lazarat dhe e çonte në Itali, ekstradohet nga Greqia 53-vjeçari

Nga burgu në burg/ Merrte drogën në Lazarat dhe e çonte

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike është ekstraduar nga Greqia në vendin tonë. Bëhet fjalë për shtetasin Ç. B., 53 vjeç, banues në Gjirokastër.

Sipas burimeve zyrtare, 53-vjeçari ishte shpallur në kërkim në bazë të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila në vitin 2017 i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".

Policia njofton se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, bënte furnizimin me lëndë narkotike në Lazarat, me qëllim trafikimi drejt Italisë.

"Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit janë marrë informacione nga Interpol Athina, se ky shtetas po vuante dënimin në një burg në Greqi, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike”, caktuar nga Gjykata e Janinës, me vendimin e datës 14.09.2018. Në përfundim të vuajtjes së dënimit u bë arrestimi provizor i shtetasit Ç. B., me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë." thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë aksionit të policisë në vitin 2014 në Lazarat, policia gjeti në banesën e 53-vjeçarit 1233 kg kanabis.

Të fundit