Flash News

E-TJERA

Nga ceremonia e pritjes në Pallatin e Brigadave te konferenca me Ramën, zbardhet axhenda e Merkelit në Tiranë

Nga ceremonia e pritjes në Pallatin e Brigadave te konferenca me

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë nesër Tiranën. Ky takim është në kuadër të “Procesit të Berlinit” dhe është i fundit që kancelarja do të zhvillojë jashtë vendit.

Zyra e shtypit pranë kryeministrisë ka zbardhur axhendën e vizitës së nesërme. Merkel do të pritet në orën 10.20 në Pallatin e Brigadave, ku pas ceremonisë do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Më pas do të zhvillohet dhe një takim mes dy delegacioneve. Konferenca për shtyp e Merkelit dhe Ramës do të zhvillohet në orën 14.35 në mjediset e "Tirana Business Park".

Axhenda e plotë:

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

Kujtojmë që vizita e Merkelit në Ballkanin Perëndimor nis sot në Serbi, ku ajo do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe do të diskutojnë për zhvillimet politike, ekonomike dhe integrimin europian.

Të fundit