Flash News

E-TJERA

Euractiv: Si ndryshuan rreziqet për Shqipërinë nga 2022 në 2023-shin

Euractiv: Si ndryshuan rreziqet për Shqipërinë nga 2022 në

Euractiv shkruan për rreziqet kryesore të Shqipërisë, që sipas raportit të fundit të Forumit Ekonomik Global, ishin sëmundjet infektive dhe mungesa e infrastrukturës për t'u mbrojtur nga sulmet kibernetike. Shqetësimi i tretë është rritja e shpejtë e inflacionit, e ndjekur nga çështjet gjeopolitike, kriza e lëndëve të para dhe problemet e furnizimit me ushqime.

Vitin e kaluar, shqetësimet kryesore ishin çështjet politike, ndikimi njerëzor në mjedis, rreziqet e sigurisë kibernetike, kriza e borxhit dhe COVID-19.

Shqetësimet e ngritura nga drejtuesit shqiptarë në raportin e 2023 janë gjithashtu të ndryshme nga ato globale, ku kriza e furnizimit me energji është numër një, e ndjekur nga inflacioni i kostos së jetesës, furnizimi me ushqime dhe sulmet kibernetike.

“Konflikti dhe tensionet gjeo-ekonomike kanë shkaktuar një sërë rreziqesh të ndërlidhura globale. Këtu përfshihen vështirësitë e furnizimit me energji dhe ushqime, të cilat ka të ngjarë të vazhdojnë edhe për dy vitet e ardhshme, të shoqëruara me rritje të ndjeshme të kostos së jetesës dhe të shërbimit të borxhit”, thekson raporti.

Raporti thekson gjithashtu se "krizat rrezikojnë të minojnë përpjekjet për të trajtuar rreziqet afatgjata, veçanërisht ato që lidhen me ndryshimet klimatike, biodiversitetin dhe investimet në kapitalin njerëzor".

Raporti e përshkroi krizën e kostos së jetesës si "rrezikun më të madh afatshkurtër" për vitin 2025, të ndjekur nga fatkeqësitë natyrore, ngjarjet ekstreme të motit dhe një "përplasje gjeo-ekonomike".

Raporti nxit “udhëheqësit të veprojnë kolektivisht dhe me vendosmëri, duke balancuar pikëpamjet afatshkurtra dhe afatgjata”.

Frika nga sulmet kibernetike është e bazuar, pasi në vitin 2022, qeveria shqiptare iu nënshtrua sulmeve të shumta, të cilat sollën në bllokuan sistemet dhe institucionet kryesore, përfshirë kontrollin kufitar dhe gjendjen civile.

Për më tepër, në vitin 2021, një mori informacionesh personale të votuesve, përfshirë pagat, adresat, regjistrimet e makinave dhe numrat e kartave të identitetit, u zbuluan nga institucionet qeveritare, gjoja nga punonjësit, dhe më pas u publikuan në media.

Kjo ka krijuar një situatë mosbesimi në shoqërinë shqiptare, veçanërisht kur bëhet fjalë për informacionin dixhital.

Të fundit