All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Nga darka në Elbasan dhe nënshkrimi i marrëveshjeve te konferenca, zbardhet axhenda e samitit "Open Balkan" në Tiranë

All - Paragraf - 1

Nga darka në Elbasan dhe nënshkrimi i marrëveshjeve te

Është zbardhur axhenda e samitit dy ditor në kuadër të "Open Balkan", që do të zhvillohet në Shqipëri. Për ditën e sotme është parashikuar vetëm darka e organizuar nga kryeministri Edi Rama, që do të mbahet në Elbasan.

All - Paragraf - 3

Liderët do të mbërrijnë në orën 18.30 në Elbasan dhe darka mes delegacioneve do të nisë në orën 19.00. Të pranishëm do të jenë: Rama, Vuçiç, Zaev, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, zv.kryeministëri i Serbisë Branislav Nedimović zv.kryeministri dhe ministri i Financave i MV Dimitar Kovacevski.

Përveç anëtarëve të kabineteve qeveritare do të marrin pjesë: kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez, i MV Antoni Peshev dhe ajo e Shqipërisë Ines Muçostepa.

Të ftuar janë dhe këshilltar i Lartë në Këshillin Atlantik, Jim O’Brien
zëvendëskryetari i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, Alex Soros. Kjo është axhenda e parashikuar për ditën e sotme.

Ndërsa nesër axhenda do të nisë në orën 09.00 me takimin mes tre liderëve në Pallatin e Brigadave. Ndërsa në orën 09.30 do të nisë seanca plenare, ku i pari që do të marrë fjalën është kryeministri Rama, më pas Vuçiç, Zaev, komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi dhe të tjerë pjesmarrës.

Seanca do të zgjasë deri në orën 10.30, ku më pas axhenda do të vazhdojë me:  

10.45 – Diskutimi i liderëve mbi Axhendën e Ardhshme për Ballkanin e Hapur

11.30 – Ceremonia e nënshkrimit
1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

12.00 – Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve të Iniciativës Ballkanike të Hapur

14.00 – Dreka zyrtare

16.00 – Nisja e delegacioneve

 

Të fundit