Flash News

E-TJERA

Nga “djali king” te rivali politik/ Si e uronte Rama, Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë

Nga “djali king” te rivali politik/ Si e uronte Rama, Florian Binajn

Aktori Florian Binaj ishte emri që Partia Demokratike propozojë si kandidatë të saj për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Komediani i njohur më së shumti për imitimin e Kryeministrit Edi Rama në Portokalli, por edhe për shumë role të tjera në skenë, shpalli kandidaturën të shtunën.

Berisha, në një konferencë për gazetarët, e vlerësoi figurën e Binajt, por duket se këtë mendim e ndante edhe kryeministri Rama, i cili në një postim në Facebook 5 vite më parë, e uronte për ditëlindje aktorin.

Florjan Binaj është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!

Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë”, thoshte Rama.

Nga “djali king” te rivali politik/ Si e uronte Rama, Florian Binajn

Por sot, cfarë do të thojë Rama për aktorin i cili me shumë mundësi mund të garoj kokë më kokë me zgjedhjen e kryeministrit për Bashkinë e Tiranës?

Të fundit