Flash News

E-TJERA

Nga drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, tek dhuna në familje, 6 persona të arrestuar në 24 orët e fundit në Fier

Nga drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, tek dhuna në familje,

6 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit në 24 orët e fundit për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit bën me dije se Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

“G., 34 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur punonjësit të Policisë së Rendit Publik për ta shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

K. 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Fierit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volkswagen”.

B., 61 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang” në gjendje të dehur.

K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur ‘Vija e Ngjalës’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip ‘Honday’.”

Ndërkaq, në Mallakastër është arrestuar në flagrancë shtetasi S. A., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 16 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.

Po ashtu, Policia e Lushnjes kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. C., 40 vjeç, pas vendimit 2 muaj burg të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Të fundit