Flash News

E-TJERA

Nga Dumani te Sadushi, krerët e institucioneve të drejtësisë shkojnë në Presidencë

Nga Dumani te Sadushi, krerët e institucioneve të drejtësisë

Krerët e institucioneve të drejtësisë janë pritur në zyrën e Presidencës nga Bajram Begaj, për ët zhvilluar konsultime pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja.

Në Presidencë kanë mbërritur kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi dhe kreu i Këshililit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogadani.

Mësohet se bisedimet do të zhvillohen rreth sigurisë në gjykatat e vendit dhe mundësisë për reformimin e rregulloreve.

Të fundit