Flash News

E-TJERA

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, GJKKO kalon për gjykim 7 të pandehurit

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, GJKKO kalon për gjykim 7 të pandehurit

Pak javë pasi u ekstradua nga Dubai, GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Durim Bamit dhe disa persona të tjerë.

Mes personave që janë nën akuzë është dhe Aldo Avdyli, Edson Jozëik, Henerigert Mitri, Marklen Haka, Altin Morina, Jozi Kraja.

Në dosjen “Revanshi”, Durim Bami dhe të pandehurit e tjerë akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, ku përfshihen sigurimi i kushteve për vrasje, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal dhe tentativa për atentate.

Akuzat në dosjen “Revanshi”

Durim Bami

Akuzat zyrtare kundër tij janë të rënda si ajo e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen”  të, Hektor alias Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasit kryer kjo në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Njëherësh, Durim Bami, akuzohet nga SPAK dhe për “Kultivim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Aldo Avdyli

Akuzohet për “sigurim të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj Durim Bamit, një vrasje e mbetur në tentativë. Përveç kësaj, ndaj tij rëndojnë akuza për pjesëmarrje në grup kriminal dhe veprime të tjera të paligjshme.

Marklen Haka, Jozi Kraja, Altin Morina, Enerigert Mitri, Edson Jozwik

Të gjithë këta janë të pandehur për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si dhe për veprime që lidhen me atentate të planifikuara, trafikim armësh dhe veprime të tjera të rënda penale.

Të përfshirë gjithashtu në dosjen “Revanshi”, janë Emiliano Shullazi, Astrit Avdyli, Leonard Duka, Gjergji Cukali me akuza për krime të rënda, duke përfshirë organizimin e atentateve dhe veprime kriminale në kuadër të grupit.

Të fundit