Flash News

E-TJERA

Nga e hëna bizneset në Vlorë ulin qepenat, protestë për zgjatjen e orarit të muzikës

Nga e hëna bizneset në Vlorë ulin qepenat, protestë për

Sikurse kishin paralajmëruar, bizneset në Vlorë, kryesisht ato përgjatë Lungomares do të dalin të hënën në protestë. Ata kërkojnë që të zgjatet orari i muzikës, duke theksuar se ky kufizim i dëmton ata përgjatë sezonit turistik.

Përfaqësuesit e bizneseve zhvilluan disa ditë më parë një takim me Prefektin e Qarkut, por ai iu tha prerë se kjo kërkesë nuk mund të realizohet.

Ata ankohen se nuk i përballojnë dot shpenzimet, ndaj nga e hëna do të ulin qepenat. Nuk dihet si do të procedohet me protestën e tyre, nëse do të mjaftohen me mbylljen e bizneseve si protestë simbolike, apo do të mblidhen dikur për të kërkuar plotësimin e kërkesës së tyre.

Nga e hëna bizneset në Vlorë ulin qepenat, protestë për

Të fundit