Flash News

E-TJERA

Nga e hëna në të premte, si do të jetë moti javën që vjen

Nga e hëna në të premte, si do të jetë moti javën

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se java që vjen do të rikthejë reshjet e shiut. Por nuk do të mungojnë as orët me diell.

Për të hënën parashikohet mot me alternime kthjellimesh e vranësirash. Gjithashtu priten reshje të izoluara në relievet kodrinore-malore dhe zonën e jugperëndimit.

Ndërsa dita e martë do të jetë kryesisht me diell, por do të ketë edhe kalime vraniësirash. Reshje të dobta priten në zonat qëndrore dhe jugore.

Të mërkurën, moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar. Nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës në zonën e alpeve.

Dita e enjte parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare, ndërsa të premten pritet shtim i vranësirave dhe reshje shiu në pjesën e dytë të ditës.

Nga e hëna në të premte, si do të jetë moti javën

Të fundit