Flash News

E-TJERA

Ambasada amerikane në Tiranë njoftim për qytetarët: Ja rastet kur iu rrezikohet viza

Ambasada amerikane në Tiranë njoftim për qytetarët: Ja

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka sqaruar për qytetarët rastet kur viza e tyre mund të anulohet ose mund të konsiderohen të papërshtatshëm, në të arhdmen.

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se arrestimi për sulm dhunë në familje apo krime të tjera në SHBA, rrezikon vizën e qytetarëve.

“Nëse arrestoheni për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodheni në Shtetet e Bashkuara, viza juaj amerikane mund të anulohet dhe mund të bëheni të papërshtatshëm për viza në të ardhmen. Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë - e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.

Të fundit