Flash News

E-TJERA

Nga fajdet e të birit, borxhet dhe tjetërsimi i pronave/ Pistat e hetimit për vrasjen e ish-deputetit në Shkodër

Nga fajdet e të birit, borxhet dhe tjetërsimi i pronave/ Pistat e

Një ditë më parë në Shkodër u ekzekutua ish-deputeti dhe ish-kreu i komunës së Velipojës, Pashko Ujka. 64-vjeçari ka qenë duke ecur në lulishte bashkë me bashkëshorten e tij, kur u qëllua me armë zjarri silenciator.

Bashkëshortja ka deklaruar se nuk ka dëgjuar asgjë, vetëm ka parë të shtrirë bashkëshortin e saj në tokë pas plagosjes. Në fillim ajo ka menduar se i shoqi ka pësuar infarkt. 64-vjeçari ndërroi jetë në spital disa orë më pas.

Familjarët e Pashko Ujkës kanë mohuar që të vrasja të ketë ardhur si pasojë e ndonjë borxhi apo konflikti. Por pavarësisht deklaratave të tyre, pista kryesore ku po hetohet janë borxhet dhe puna e tij si ish-kryetar i komunës së Velipojës.

Dyshohet se gjatë drejtimit të Velipojës ka bërë tjetërsim pronash. Një tjetër pistë është aktiviteti i të birit, pasi ka informacione se djali i viktimës është i përfshirë në fajde.

Pashko Ujka vuante nga sëmundja skleroza multiple dhe dilte shëtitje në Shkodër për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Duke qenë se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, kamerat e sigurisë janë mjeti kryesor i grupit hetimor për të zbardhur ngjarjen.

Të fundit