Flash News

E-TJERA

Nga Fatos Nato, Edi Rama te Servet Pëllumbi/ Emrat që kanë propozuar socialistët për Presidentin e ri

Nga Fatos Nato, Edi Rama te Servet Pëllumbi/ Emrat që kanë

Partia Socialiste mblodhi javën e kaluar grupin parlamentar, ku deputetët propozuan nga tre emra secili, për kandidatët e mundshëm për President.

Votimi i emrave u bë përmes disa zarfeve të mbyllur, ku çdo deputet shkroi nga tre emra dhe e hodhi në kutinë e votimit. Nga hapja e tyre, rezultoi se socialistët kanë propozuar 67 emra.

Maxhoranca socialiste ka vendosur që mos t’i bëjë publike emrat për faktin se është në negociata me opozitën, para së cilës ka marrë vendimin që të mos shkojë në tryezë me emra konkretë.

Por burime për gazetën “Panorama”, konfirmojnë se mes emrave janë: ai i Servet Pëllumbit, Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Mimi Kodhelit, Namik Dokles, Fatmir Xhafajt, Lindita Nikollës, Valentina Leskajt, Fatos Nanos, Ulsi Manjës, Vasilika Hysi, Luljeta Bozo, Anastas Angjeli, Arta Dade, Shkelqim Cani, Ylli Bufi, Musa Ulqini etj.

Një ditë më parë kryesocialisti Edi Rama hodhi poshtë zërat e ditëve të fundit se drejtoresha e Kabinetit të Kryeministrit, Vali Bizhga do të propozohej për Presidente.

Emrat e propozuar nga PS për presidentin e ri:

Servet Pëllumbi
Fatos Nano
Mimi Kodheli
Namik Dokle
Valentina Leskaj
Gramoz Ruçi
Lindita Nikolla
Fatmir Xhafaj
Edi Rama
Arta Dade
Ulsi Manja
Vasilika Hysi
Luljeta Bozo
Anastas Angjeli
Shkëlqim Cani
Ylli Bufi
Musa Ulqini

 

Të fundit