Flash News

E-TJERA

Nga fëmijëria te fillesat në gazetari, Ermal Hasimja rrëfehet në “Elevate”: Jam rritur mes historive të Aleksandrit të Madh

Nga fëmijëria te fillesat në gazetari, Ermal Hasimja

Në një intervistë për Elevate by Floriana Garo, Ermal Hasimja ka ndarë kujtimet e tij të fëmijërisë dhe influencën e familjes mbi jetën dhe identitetin e tij.

Ai tregoi se, edhe pse i rritur në Tiranë, origjina e gjyshërve të tij nga Gjakova dhe Dibra e Madhe ka formuar lidhjen e tij me qytetin dhe komunitetin.

“Unë jam rritur në Tiranë, edhe prindërit e mi. Madje edhe një pjesë e gjyshërve se pjesa tjetër është nga Gjakova dhe nga Dibra e Madhe. Gjyshja ime nga Dibra e Madhe kalindur në Tirnaë, pavarësisht se deri në fund të jetës së saj ka folur dibrançe. Unë jam rritur sit irons, prindërit e mi sit irons. Pastaj pjesa tjetër e origjinës që është Gjakova, ajo ka ndikuar edhe më tepër sepse gjakovarët kanë një lidhje fanatike me qytetin e vet. Njerëz të qetë pa zhurmë. Të jesh shqiptar për ata kalon nga të qenurit gjakovar. Sepse e konsiderojnë veten si një lloj kërthize të shqiptarizmit nga pikëamja e dashurisë që kanë për vendin e vet.”

Ai kujtoi pasionin e tij për librat dhe historitë e mëdha qysh nga fëmijëria.

“Kur kam qenë i vogël asnjëri nga dy prindërit e mi nuk ka qenë i talentuar me përralla. S’dinte këto përrallat hirushja, borëbardha. Kur kam qenë i vogël jam rritur me historitë e Aleksandritt ë Madh, Spartakut, Jul Çezarit. Imagjino një fëmijë që e lëshon direkt në një det të madh imagjinate. Mbaj mend kur kishin luftëra me lagjet dhe bëheshin 30-40 fëmijë këtej, 30-40 fëmijë andej krijonin pengesa, barriera dhe secili zgjidhte unë jam filani nga filani, unë jam Herkuli thoshte njëri, kurse unë isha personazhe librash, thosha ‘unë jam Spartaku’… Lexoja kiminë dhe çfarë bëja, ngjitur kisha Frojdin, Niçen, Kafkën, dhe në një moment të caktuar hajde të bëj njëçik pushim dhe kaloja te këta të tjerët. Unë mund të lexoja më tepër se një nxënës i shkëlqyer, por lexoja ato që kisha qejf.”

Hasimja gjithashtu foli për eksperiencat e para në gazetari gjatë viteve të trazuara 1996-1997.

“Në 96-97’ ndodhën ato që ndodhën në Shqipëri. Për shkak se flisja frëngjisht, me ndihmën e Briseida Memës, gazetare e shkëlqyer, ishin gazetarë francezë që vinin për ngjarjet edhe iu duheshin përkthyes dhe unë shërbeja si përkthyes, sepse paguhesha 100 dollarë dita. Krijova me ato lekë 3500 dollarë, por për ato 3500 dollarë kam rrezikuar sepse kam shkuar në Vlorë për të takuar Zani Çaushin me këto bandat e Vlorës, me gazetarët kemi shkuar nëpër cepat e Shqipërisë e kam parë dy tre herë kallashnikvët këtu te sytë nga kalamani 16 vjeç se ata ishin të frikshëm, ata të vrisnin.”

 

 

Të fundit