Flash News

E-TJERA

Nga ‘Foltorja’ e Berishës te akuzat për bashkëpunim Rama-Basha, Meta: Skenari për të lënë vendin pa opozitë luhet prej vitesh

Nga ‘Foltorja’ e Berishës te akuzat për bashkëpunim

Presidenti Ilir Meta ka shmangur përgjigjen përballë gazetarëve, kur u pyet lidhur me lëvizjen ‘foltorja’ të ish kryeministrit Sali Berisha, pas përjashtimit të këtij të fundit nga grupi parlamentar.

Nga Pogradeci, Meta tha se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike, por shtoi se debatet e tyre duhet të jenë në respektim të demokracisë dhe normave kushtetuese.

Pjesë nga prononcimi:

Sa mund të ndikojë lëvizja e zotit Berisha me ‘Foltoren’ e tij? Takimet e tij që po bën me bazën apo dhe zhvillimet në PD të cilën ju e quajtët ‘krizë’…
Nuk dua të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike, duhet të kenë debatet e tyre në respektim të demokracisë dhe normave kushtetuese. Siç e keni kuptuar demokracia në këto 3 dekada, ajo ka uljet e ngritje e saj në një sistem të caktuar politik dhe shoqëror edhe brenda grupimeve politike.

S'e keni fshehur kurrë simpatinë për zotin Berisha. Po ai hedh akuza për bashkëpunim Rama-Basha. Si i shihni këto akuza?
Nuk dua të bëhem pjesë e këtyre debateve. Pas 24 korrikut vazhdimisht ato janë çështje të tyre mjaftojnë të respektojnë kushtetutën dhe parimet demokratike.

A keni parë vendin me një opozitë kaq të dobët herë tjetër?
Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, skenar që luhet prej vitesh. Shqiptarët nuk do pranojnë kurrë të kthehen në modele të cilat nuk i takojnë kontinentit tonë. Shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara.

Të fundit