Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Gjadëri, një fshat i qetë, u kthye papritur në qendër të politikës evropiane për refugjatët dhe azilin. Banorët shpresojnë që shteti të përmbushë rregullat e premtuara në kampin e refugjatëve.
Është një ditë me diell dhe e ngrohtë vjeshte në fshatin verior të Shqipërisë, në Gjadër. Pensionistja, Dile Vlashaj, 65 vjeç, ndodhet në kopshtin e saj duke hequr me një shatë barin e keq nga perimet. Ajo punon e pashqetësuar, edhe pse disa metra larg shtëpisë së saj janë me dhjetëra gazetarë nga e gjithë Evropa. Ata raportojnë për kampin e refugjatëve, në të cilin për herë të parë po dërgohen migrantë nga Italia. Gjadëri, një fshat i qetë, u kthye papritur në qendër të politikës evropiane për refugjatët dhe azilin.
Dile Vlashaj, e cila jeton aty vetëm me bashkëshortin e saj, e njeh mirë plagën e emigracionit. Fëmijët e saj jetojnë prej vitesh në Itali, "në kërkim të një jetë më të mirë", siç thotë ajo. Në lidhje me refugjatët që po vijnë, Dila ndjen keqardhje, pasi sipas saj "askush nuk e le shtëpinë e vet, përveç se nga nevoja." Megjithatë ajo shton se është pak e shqetësuar nga ardhja e tyre. ‘'Shpresojmë që gjithçka shteti të vendosë rregulla për ta'' – shprehet Dila.
Edhe Gjadri ka emigracionin e vet
Në Gjadër, dikur me 2000 banorë, kishte një aeroport ushtarak gjatë diktaturës komuniste, avionët ruheshin në shpella. Nga baza ajrore, sot kanë mbetur vetëm ndërtesa të braktisura. Pista e nisjes dhe e uljes, si dhe tunelët që të çojnë në shpella, janë ende nën mbrojtjen e ushtarëve. Tanimë në fshat ka rreth 700 banorë, shumica janë të moshuar. Pjesa më e madhe e të rinjve kanë emigruar në vende të tjera. Ata dërgojnë para për të ndihmuar prindërit e tyre, pasi, përveç bujqësisë, në Gjadër ka pak mundësi për punë.
Pas marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për të krijuar aty një qendër pritjeje për migrantët, banorët e Gjadrit janë mësuar me praninë e gazetarëve. Por këtë të mërkurë (16 tetor 2024), numri i tyre është më i larti se çdo herë tjetër.
Ata shikojnë anijen ushtarake italiane "Libra" në portin e Shëngjinit që mbërriti aty rreth orës 8.00 të mëngjesit, rreth 22 kilometra larg nga fshati Gjadër. Anija solli një total prej 16 refugjatësh. Dhjetë prej tyre vijnë nga Bangladeshi dhe gjashtë nga Egjipti. Ata u shpëtuan nga Garda Bregdetare italiane në një situatë emergjence, pasi anija e tyre doli nga ujërat bregdetare libiane. Fillimisht, ata do të qëndrojnë në qendrën e pritjes në Shëngjin, e më pas do të lëvizen për në kampin e Gjadërit me makina policie. Gazetarët mund të shikojnë vetëm nga distanca, kontakti me refugjatët nuk lejohet.
"Ëndrrat evropiane përfundojnë këtu"
Një grup aktivistësh po ashtu po pret përpara kampit të Shëngjinit. Ata mbajnë pankarta në duar. "Ëndrrat evropiane përfundojnë këtu," shkruhet në njerën prej tyre në anglisht. Të rinjtë, të gjithë nga zona përreth Gjadërit, protestojnë prej kohësh kundër kampit të refugjatëve. Fillimisht, ata kërkuan ndalimin e marrëveshjes midis Italisë dhe Shqipërisë. Tashmë që kampi ka përfunduar, ata vazhdojnë të kundërshtojnë, por tani kërkesa e tyre janë diskutimet publike me qeverinë dhe garanci për sigurinë e komunitetit lokal. "Kërkojmë që shteti ynë të garantojë se nuk do të ketë rritje të krimit apo trafikimit të qenieve njerëzore," thotë Mariglend Doçi, 29 vjeç, nga Mamurrasi. Doçi ka studiuar shkenca politike dhe tani punon në biznesin e tij familjar.
Në orën 23:30, refugjatët sillen në kampin në Gjadër. Përsëri, gazetarët mund ta ndjekin gjithçka vetëm nga distanca. Kampi ndodhet pak larg qendrës së fshatit. Ngjan si një burg me siguri të lartë. Gardhet e hekurta disa metra të larta nuk lejojnë që asgje të shikohet brenda. Disa ditë më parë gazetarët u lejuan të bëjnë fotografi dhe video në mjediset e kampit të sapondërtuar. Brenda tij ndodhen kontenierë për akomodimin e refugjatëve, si dhe një gjykatë dhe dy burgje.
Shpresa për vende të reja pune
Ardhja e refugjatëve ka qenë tema kryesore në Gjadër për muaj me radhë. Shumë njerëz thonë se ishin skeptikë në fillim dhe kishin frikë. Ndërkohë, ata shpresojnë që fshati do të përfitojë nga kampi i refugjatëve, duke krijuar vende të reja të pune për ta.
"Disa banorë ishin shumë të shqetësuar," thotë kryeplaku i fshatit Gjadër, Aleksandër Preka, "por shqetësimi u zbeh përballë të ardhurave që solli ndërtimi i kampit." Disa nga banorët e fshatit dhe zonës përreth tashmë janë të punësuar në kamp, veçanërisht për mirëmbajtje dhe rinovim. "Kjo do të thotë më shumë zhvillim për zonën dhe më shumë mirëqenie për ne," thotë Preka. Ai gjithashtu dëshiron të theksojë se shqiptarët janë një popull mikpritës. "Dera jonë është gjithmonë e hapur për njerëzit në nevojë," thotë ai.
Në të vërtetë, dera e Shqipërisë nuk është e hapur. Marrëveshja e arritur mes dy vendeve përcakton që Shqipëria të pranojë deri në 36,000 refugjatë të paligjshëm në vit. Refugjatët akomodohen në Gjadër për aq kohë sa shteti italian të shqyrtojë kërkesat e tyre për azil. Ata duhet të marrin një përgjigje brenda 28 ditëve. Nëse kërkesa e tyre pranohet, ata do të kthehen në Itali. Të tjerët kthehen përsëri në vendet e tyre të origjinës.
Ndërkohë, Dile Vlashaj vazhdon të punojë në kopshtin e saj nën rrezet e diellit të vjeshtës, por ndjehet pak më e shqetësuar gjatë bisedës. Ajo shpreson që shteti të përmbushë të gjitha rregullat e premtuara në kampin e refugjatëve. "Nuk duam probleme në fshat," thotë ajo./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38