Flash News

E-TJERA

Nga Gaxhai te Llanaj i “Çoles” dhe miku i Shullazit/ Të dënuarit që ‘korruptonin’ gardianët nga qelia

Nga Gaxhai te Llanaj i “Çoles” dhe miku i Shullazit/ Të

Një mega-operacion në Elbasan nxori zbuluar korrupsionin e të dënuarve me gardianët në burgjet e vendit.

Të paktën 28 të arrestuar, mes tyre shefi i Paraburgimit Elbasan dhe ish/gardianë të burgjeve përkatësisht në IEVP Drenovë dhe IEVP Peqin, bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të kanalizuar transportin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera.

Të arrestuarit kishin krijuar kontakte për të mundësuar futjen e sendeve apo lëndëve narkotike drogë nga jashtë (kundrejt përfitimeve) përmes familjarëve të të dënuarve apo biznesmenëve, por me ndihmën e gardianëve dhe shefave të burgjeve.

Në mesin e të arrestuarve, janë edhe të burgosur ‘VIP’, emra të dëgjuar jo rrallë herë në botën e krimit për ngjarjet në të cilat janë përfshirë dhe për të cilat sot vuajnë dënimin.

Aleksandër Llanaj, i njohur si i përfshirë në Masakrën e 7 Prillit të vitit 2015 në Vlorë, ose e quajtur ndryshe edhe si ‘Masakra e Çoles’. I dënuar me 35 vite burgim, Llanaj ndodhet i izoluar në regjimin e ashpër ’41 bis’ prej Nëntorit të vitit të kaluar. Llanaj ishte ndër të burgosurit që siguronte lëndën narkotike, të futur nga gardianët.

Pas tij vjen, Arben Grori. Ky  fundit është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e Naim Zyberit në Milano të Italisë më 6 gusht 1997. Zyberi ishte autori i vrasjes së Grorit. Përpos kësaj, në Shqipëri Grori kërkohej për trafikim lëndësh narkotike.

Gazmir Braka i njohur edhe si koka e ‘Bandës së Gaxhait’, një grup kriminal që vepronte në Vlorën e vitit 1997. Në drejtimin e ‘Gaxhait’, Braka dhe shokët e tij kryen një seri vrasjesh përfshirë këtu vrasjen e Ilir Marës, Bashkim Dules, Sadik Kurtit, sulmin ndaj Komisariatit të Vlorës e shumë të tjera. Për krimet e kryera ‘Gaxhai’ është dënuar me burg përjetë dhe vuan vitete e dënimit në burgun e Sigurisë së Lartë Peqin.

Klajdi Gjeci i shpallur në kërkim ndërkombëtar më herët për trafik droge, shpërthim me eksploziv dhe amrëmbajtje pa leje, mik i ngushtë i Emiljano Shullazit. Gjeci bën pjesë në rrjetin e të dënuarve të cilët përdornin njohjet nga jashtë për përfituar ‘bonuse’ brenda burgut. Në vitin 2019 ai u arrestua sipjesë e një grupi kriminal të strukturuar që shpërndanin drogë në kryeqytet.

Të fundit