Flash News

E-TJERA

Nga G’iro d’Italia, zgjedhjet dhe Samiti i BE, Lubonja: Europa e përdor Shqipërinë për interesat e saj

Nga G’iro d’Italia, zgjedhjet dhe Samiti i BE, Lubonja: Europa e

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ngjarjet e ditëve të fundit në Shqipëri si zhvillimin e etapës së Giro d’Italia, zgjedhjet dhe Samitin e liderëve të Bashkimit Europian.

I ftuar në studion e News 24 ai ka ngritur akuza ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama përfaqëson vendin.

Sipas Lubonjës, vendi po drejtohet si “parti-shtet”, ku pushteti përfaqësohet nga një njeri i vetëm.

" E shoh si skenar, që këtë javë ka qenë Giro d’Italia, zgjedhjet dhe Samiti. Këta liderët e BE vijnë këtu dhe se ylli i Samitit ishte ajo logo, që dilte Rama në fushatë elektorale. Sikur jemi partia-shtet, sikur vijnë e takojnë Xi Jin Ping. Rama, duket si partia-shtet që përfaqëson Shqipërinë. Sa më shumë zullume, aq më thellë fiton Rama. BE angazhohet për shtet të së drejtës, e këtu është narko-shtet, duke ngritur kulla e bëjnë sikur nuk i shikojnë. Europa e përdor Shqipërinë për interesa të saj. Duhet të çlirohemi nga kompleksi i ndërkombëtarëve", tha Lubonja. 

Të fundit