Flash News

E-TJERA

Nga gjelbërimi te gërmadhat/ Florjan Binaj zbulon “parajsën” me inerte në mes të Tiranës

Nga gjelbërimi te gërmadhat/ Florjan Binaj zbulon

Kandidati i pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, ka publikuar një tjetër video, këtë herë nga rruga “Xhanfize Keko”, ku në vend të gjelbërimit qytetarët gjejnë një “lulishte” me inerte.

Në mënyrën e tij karakteristike, aktivisti i njohur e prezanton “veprën” urbane me humor të zi.

 “Siç mund ta shihni, këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule drrase, lule betoni, lule leshixhami, lule leshiguri.

Me një dizajn shumë elegant, të arkitektëve italianë Xhorxho Lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi,” thotë Binaj në video.

Zona, që ndodhet në mes të një prej blloqeve më të frekuentuara të Tiranës, është mbuluar nga inertet dhe pluhuri, ndërsa banorët kalojnë çdo ditë aty me fëmijët.

Të fundit