Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Gjermania në Mbretërinë e Bashkuar, tregjet me të cilat mund të punojnë kontabilistët shqiptarë

Në shumë raste, firmat shqiptare kanë tashmë përvojë reale me klientë ndërkombëtarë, kryesisht në fusha si përputhshmëria ligjore, kontabiliteti bazë, raportimi financiar dhe mbështetja administrative, duke treguar se eksporti i shërbimeve nuk është një ide teorike, por një praktikë që ka nisur të marrë formë.
Një vlerësim i detajuar i 168 profesionistëve dhe subjekteve të sektorit, kontabilistë individualë, firma të vogla dhe të mesme kontabël dhe auditues, nxori në pah një tablo më pozitive sesa perceptimi i zakonshëm për kapacitetet e Shqipërisë në eksportin e shërbimeve të kontabilitetit.
Analiza tregoi se njohuritë teknike të profesionistëve shqiptarë janë solide dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, përfshirë IFRS, ISA dhe IPSAS, çka përbën një bazë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve jashtë vendit.
Analiza u bë në kuadër të një programi të specializuar zhvillimi profesional dhe promovimi ndërkombëtar, që synon që Shqipëria të bëhet ofrues rajonal i shërbimeve kontabël për tregjet e BE-së, një program i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës përmes SECO dhe asistencës teknike të Bankës Botërore.
Një avantazh i dukshëm lidhet me njohjen e shumë gjuhëve. Anglishtja dhe italishtja rezultojnë gjuhët më të forta të përdorura nga profesionistët shqiptarë, duke e bërë sektorin veçanërisht të përshtatshëm për tregje si Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.
Kjo aftësi gjuhësore, e kombinuar me kosto konkurruese dhe fleksibilitet organizativ, krijon kushte të favorshme për ofrimin e shërbimeve kontabël dhe financiare në distancë.
Nga vlerësimi rezultoi gjithashtu se interesi për ndërkombëtarizim është konkret. Një grup prej 36 subjektesh shprehu gatishmëri të menjëhershme për të eksportuar shërbime, ndërsa 74 të tjera u vlerësuan me potencial të lartë për të hyrë në tregjet e BE-së pas forcimit të kapaciteteve teknologjike dhe organizative.
Në shumë raste, firmat shqiptare kanë tashmë përvojë reale me klientë ndërkombëtarë, kryesisht në fusha si përputhshmëria ligjore, kontabiliteti bazë, raportimi financiar dhe mbështetja administrative, duke treguar se eksporti i shërbimeve nuk është një ide teorike, por një praktikë që ka nisur të marrë formë.
Këto gjetje, sipas financave, konfirmojnë se profesioni kontabël në Shqipëri, ndonëse i fragmentuar dhe i dominuar nga struktura të vogla, mbart disa avantazhe konkurruese thelbësore: cilësi teknike të qëndrueshme, kosto efektive, fleksibilitet operacional dhe stabilitet relativ të stafit.
“Nga përvoja ime profesionale, është thelbësore të jesh në gjendje të demonstrosh kapacitet dhe aftësi konkrete, dhe kjo duhet të bëhet fillimisht në tregun vendas. Duhet të jesh në gjendje të provosh çfarë bën.
Vetëm pasi kjo të jetë konsoliduar, duhet ndjekur një qasje e synuar, për shembull duke iu drejtuar institucioneve shumëpalëshe ose korporatave shumëkombëshe që kanë aktivitet në Shqipëri, aty ku ka kuptim që partnerët ndërkombëtarë të bashkëpunojnë me ty.
Prej andej ndërtohet më tej. Kjo ka qenë përvoja ime profesionale: është e mundur dhe, kur krijohen dy apo tre marrëdhënie dhe programe afatgjata, krijohet momentum.
Shpesh është befasuese se sa shpejt përshpejtohet rritja”, thotë Sean Sweeney, ekspert irlandez, i angazhuar në zbatimin e projektit për rritjen e kapacitetit të eksportit të shërbimeve të kontabilitetit në Shqipëri.
Boshllëqet kryesore: teknologjia, integrimi dhe siguria e të dhënave
Në të njëjtën kohë, vlerësimi evidentoi qartë edhe boshllëqet që duhet të adresohen për një hyrje të qëndrueshme në tregjet europiane.
Mungesat kryesore lidhen me nivelin e digjitalizimit, përdorimin e platformave cloud dhe aftësinë për t’u integruar pa pengesa me sistemet e klientëve të huaj. Po ashtu, standardet e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave, përfshirë përputhjen me GDPR dhe certifikime si ISO 27001, mbeten një sfidë për një pjesë të konsiderueshme të firmave.
Një tjetër element kritik është menaxhimi i kapaciteteve dhe i burimeve njerëzore, veçanërisht në kushtet kur kërkesat nga klientët ndërkombëtarë kërkojnë qëndrueshmëri, respektim të afateve dhe cilësi të njëtrajtshme shërbimi.
Marketingu ndërkombëtar dhe ndërtimi i besueshmërisë në tregje të reja janë gjithashtu fusha ku firmat shqiptare kanë nevojë për mbështetje dhe orientim strategjik.
Për të adresuar këto boshllëqe, projekti ndërmori një seri trajnimesh të specializuara, që përfshinë automatizimin e proceseve, analitikën financiare, përdorimin e mjeteve teknologjike, si dhe zhvillimin e aftësive të buta, të tilla si komunikimi me klientë ndërkombëtarë, menaxhimi i projekteve dhe negociatat profesionale.
Qëllimi ishte jo vetëm përmirësimi teknik, por edhe përgatitja e firmave për të operuar sipas standardeve dhe pritshmërive të tregjeve të BE-së.
Marketing dhe pozicionim ndërkombëtar: një qasje e strukturuar drejt tregjeve të BE-së
Bazuar në analizën e tregut dhe në kapacitetet ekzistuese, u identifikuan disa tregje prioritare për eksportin e shërbimeve kontabël shqiptare.
Italia shihet si tregu më natyror për shkak të afërsisë gjeografike, lidhjeve gjuhësore dhe kërkesës së lartë për shërbime mbështetëse.
Mbretëria e Bashkuar paraqet një treg të pjekur për outsourcing dhe shërbime të specializuara, ndërsa Gjermania ofron mundësi konkrete për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe nevojës për shërbime back-office. Edhe Franca po shfaq rritje të kërkesës për shërbime të standardizuara dhe me kosto efektive.
Plani i marketingut parashikon një qasje graduale dhe realiste: forcim të kapaciteteve brenda vendit, ndërtim të rrjeteve të partneritetit në BE, pjesëmarrje të synuar në aktivitete dhe evente ndërkombëtare, si dhe krijimin e një identiteti profesional të unifikuar për shërbimet kontabël shqiptare.
Kjo qasje synon ta pozicionojë Shqipërinë jo si një ofrues të rastësishëm, por si një partner të besueshëm dhe konkurrues në tregjet europiane të shërbimeve profesionale. Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38