Flash News

E-TJERA

Nga Gjirokastra në Dibër, qytetet ku Rama e Berisha kanë simpatizantët më të zjarrtë

Nga Gjirokastra në Dibër, qytetet ku Rama e Berisha kanë

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ka treguar qytetet kryesore të Shqipërisë ku pëlqehen më shumë Berisha dhe Rama.

I ftuar në “Review” në Euronews Albania, Kallanxhi tha se Rama ka më shumë fansa në Gjirokastër.

“Qyteti më me fansa i Edi Ramës është Gjirokastra, i dyti Vlora ndërsa Kukësi është shumë fanatik pas politikës duke i kërkuar të tre personazhet kryesorë të politikës, si Ramën, Berishën dhe Metën, ndërsa Elbasani është qyteti që shfaq më pak interes për Ramën”, tha Kallanxhi.

Ndërsa kreu i PD pëlqehet më shumë në Kukë e Dibër.

“Berisha i ka fansat në Kukës, Dibra e dyta dhe i treti Elbasani ndërsa ku nuk e duan më shumë janë Berati dhe Gjirokastra”, tha eksperti i IT.

 

Të fundit