Flash News

E-TJERA

Nga gjobat te heqja e licencës/ Çfarë parashikon Akti Normativ për bizneset që nuk i binden BKAK-së

Nga gjobat te heqja e licencës/ Çfarë parashikon Akti Normativ

Qeveria ngriti Bordin Kombëtar të Administrimit të Karburanteve (BKAK) me qëllim vendosjen në transparencë të plotë të çmimit tavan për tregtimin e karburanteve.

Bazuar në Aktin Normativ, çmimi i vendosur nga Bordi i Administrimit është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjitha shoqëritë dhe pikat e tregtimit t karburantit. Në të kundër, akti parashikon masa ndëshkuese për të gjith bizneset që nuk i binden dhe nuk mbajnë çmimin e vendosur nga BKAK.

Sipas Aktit Normativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave, çdo shoqëri tregtimi me shumicë të karburanteve, do të ndëshkohet me gjoba, masa detyruese deri te heqja e licencës së tregtimit.

Masat e veçanta administrative

Në rast të mosrespektimit të çmimit tavan përkatës, të vendosur nga Bordi, zbatohen sanksionet e mëposhtme:

a) Shoqëritë e tregtimit me shumicë të produkteve të naftës dhe gazit dënohen me gjobë, në masën 10 (dhjetë) milionë lekë;

b) Shoqëritë e tregtimit me pakicë të produkteve të naftës dhe gazit, të cilat nuk respektojnë çmimin tavan përkatës të vendosur nga Bordi, dënohen me gjobë, në masën 2 (dy) milionë lekë;

c) Në rast përsëritjeje, masave të mësipërme, të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të këtij neni, i shtohet edhe heqja e licencës së tregtimit.

Masat me karakter detyrues

1. Të gjitha shoqëritë, që tregtojnë me shumicë produktet dhe nënproduktet e naftës dhe gazit, janë të detyruara të marrin masa për mbajtjen e rezervave përkatëse, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi, dhe të ofrojnë këtë shërbim të pandërprerë, në përputhje me vendimet e Bordit.

2. Të gjitha shoqëritë, që tregtojnë me pakicë produktet dhe nënproduktet e naftës dhe gazit, janë të detyruara të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar furnizimin e pandërprerë të konsumatorit/qytetarit, në përputhje me vendimet e Bordit.

3. Mosmarrja e masave nga shoqëritë private, sipas përcaktimeve në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, dënohet sipas legjislacionit të fushës dhe këto shoqëri përjashtohen nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare nga Agjencia e Prokurimit Publik.

4. “Albpetrol”, sh.a. me qëllim përmirësimin e situatës me furnizim të hidrokarbureve, ka të drejtë të hyjë në marrëveshje direkte me shoqëri private ose publike.

Ndër të tjera, akti parashikon se “masat administrative me gjobë, të vendosura sipas këtij kreu, ankimohen sipas parashikimeve të Kodit të Procedurave Administrative, ndërsa masat administrative me heqje licence të tregtimit ankimohen në gjykatën kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi.”

Të fundit