Flash News

E-TJERA

Nga grupet ‘tradicionale’ te palët me politikën, gazetarja tregon bandat kryesore në Shqipëri

Nga grupet ‘tradicionale’ te palët me politikën, gazetarja

Nga Elbasani në Nikël, gazetarja Klodiana Lala ka treguar grupet kriminale kryesore që zotërojnë dhe operojnë në Shqipëri.

E ftuar në studion e “Të Paekspozuarit”, Lala përmendi bandat kryesore në Elbasan ndër to fisin Çapja dhe atë të Erion Alibeaj. Në Tiranë Lala pohoi se bandat janë ndërthurur me aktorët politikë. Ndërsa vijoi me grupin e Avdylajve të cilët kanë pasur ndikim politik në shitblerjen e votave.

“Kemi në Elbasan disa grupe tradicionale. Grupi Capja i njohur historikisht. Kundërshtarët e tij, grupi ku merr pjesë edhe Suel Çela. Në Elbasan kohët e fundit, dolën në pah dy grupe të reja. Grupi Alibej që ka qenë shumë radikalë dhe grupi Copja, me bazë në Dubai, kundërshtarët e tyre.

Në Tiranë, janë aq të ndërthurur, janë me palë politike. Për shumë grupe, jam në pamundësi për të folur. Kam të dhëna që operojnë, por nuk ka dokument zyrtar që të më mbrojë ligjërisht.

Me cfarë kam parë, janë 3-4 personazhe të botës së krimi edhe brenda burgjeve, që po shtrijnë influencën në tendera dhe koncesione. Në Durrës kemi patur grupin e Lulzim Berishës, të Plarent Dervishës, grupi i atij që njihet si Rrumi. Kemi grupin Avdylaj me ndikim politik, shitblerje votash. Po të shkojmë në Nikël, Kemi Durim Bamin, më herët Enver Stafukën, Mariglen Hakën. Vlora, ata që janë krerët e grupeve nuk rrinë në Vlorë, por në Spanjë dhe në Amerikën Latine”, tha Lala. 

Të fundit