Flash News

E-TJERA

Nga hakmarrja në arrati, arrestohen pas 27 vitesh dy xhaxhallarët e ish-konkurrentit të BBVA 5

Nga hakmarrja në arrati, arrestohen pas 27 vitesh dy xhaxhallarët e

Artur dhe Arben Mëhilli, të dënuar për një vrasje të kryer në vitin 1999 në Lushnje, janë arrestuar sot siç njoftoi policia. Vëllezërit Mëhilli ekzekutuan për hakmarrje Rezar Metaj, pasi ky i fundit në vitin 1997 kishte vrarë vëllain e tyre, Sokol Mëhilli.

Pas hakmarrjes dy vëllezërit u arratisën në Itali me identitete të rreme. Me emrat e ndërruar në Artur Davidhi dhe Arben Gjermeni, vëllezërit nga Lushnja nisën jetën në shtetin fqinj, duke siguruar edhe leje qëndrimi.

Artur dhe Arben Mëhilli janë dy xhaxhallarët e Stenaldo Mëhillit, konkurrentit të Big Brother Vip Albania 5.

Artur dhe Arben Mëhilli u zbuluan, pasi disa familjarë të lidhur me ta jetonin në një zonë dhe raportimet qarkulluan menjëherë në Itali. Në mungesë të shenjave të gishtërinjve në Shqipëri, Agjentët e Interpolit në Tiranë, arritën të gjejnë fotografi të vjetra të dy vëllezërve Mëhilli. Nga krahasimi i bërë mes fotove të vjetra dhe fotografive të dërguara nga Italia, u arrit në përfundimin se ata janë dy personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të fundit